Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentim vrasje në Mitrovicë

Një tentim vrasje ka ndodhur në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë të premten në mbrëmje.

Një person ka raportuar se dikush ka shtënë në drejtim të tij.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasoj vetura është goditur dy plumba”, thuhet në raportin e PK-së.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Artikuj të ngjashëm