Policia ka nisur hetimet pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicën e Jugut. Sipas të dhënave fillestare, në muret e dy banesave janë vërejtur disa vrima shpuese, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga plumbat e armëve të zjarrit. Po ashtu, dyshohet se në incident janë përdorur armë nga dy palë.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.
“Është raportuar për disa të shtënave me armë zjarri, policia kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur në mure të dy banesave disa vrima shpuese – që dyshohet se janë nga goditje nga armët e zjarrit dhe dyshohet që gjuajtjet kanë qenë nga dy palë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raport të policisë.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
-
Një person humb jetën në aksidentin në Muhovc të Ferizajt
-
Arrestohet një serb në Mitrovicë, i ofroi 20 euro policit për të shmangur gjobën
-
Dyshohet për kontrabandim me migrantë, pesë pakistanezë gjenden në një banesë në Ferizaj
-
Tre të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Deçan, sekuestrohen armë dhe çipa pokeri
-
Vritet me kallashnikov një 20-vjeçar në Korçë, autori në arrati