Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar

Plagosje

Foto Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur sonte në Mitrovicë të Jugut gjegjësisht në rrugën “UÇK” pas disa të shtënave me armë zjarri. Viktima i cili është i moshës madhore është dërguar për trajtim në spital.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur po ashtu që në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sonte, rreth orës 19:26, Policia ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri, të ndodhura në rrugën e ‘UÇK-së’, në Mitrovicën e Jugut. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një person i moshës madhore ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar në spital për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Zahitit.

Bëhet e ditur gjithashtu se njësitet përkatëse policore janë duke zhvilluar hetime të mëtejshme.