Një person ka mbetur i plagosur në Mitrovicë të Jugut mesditën e sotme në rrugën “Ilaz Kodra”. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa është arrestuar një i dyshuar.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Siç ka bërë të ditur Zahiti, në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 14:00, Policia ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut. Viktima i moshës madhore (mashkull) i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit Zahiti.
Në koordinim me prokurorin e rastit, po vazhdojnë procedurat tutje hetimore.