Policia e Kosovës njoftoi të martën se ka ndaluar një vozitës në Kamenicë që po tejkalonte me veturë në vijë të plotë.
Ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 150 eurosh, dy pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferi në ndalim prej tremuajsh.
“Zyrtarët policorë kanë arritur që të ndalin vozitësin e lartcekur ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim për tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin policor.
Në njoftim, Policia bëri thirrje që të raportohen të gjitha rastet e kundërvajtjeve, ndërsa u tha se konfidencialiteti do të jetë i plotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tejkaloi në vijë të plotë, vozitësit nga Kamenica i merret patentë shoferi
-
Tejkaloi tri automjete në vijë të plotë, 23-vjeçari gjobitet e i merret patentë shoferi
-
Prizrenasi gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë
-
Gjobë, konfiskim të patentë shoferit dhe pikë negative për qytetarin nga Kamenica që tejkaloi shpejtësinë
-
Drejtonte veturën nën ndikim të alkoolit, i merret patentë shoferi për një vit