Policia e Kosovës e ka gjobitur me të holla dhe ia ka marrë patentë shoferin një vozitësi në Prizren.
Në njoftimin e së enjtes, Policia bëri të ditur se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 kilometra në orë, ka vozitur me 101 km/h.
Kundërvajtësit i janë shqiptuar edhe 5 pikë negative dhe patentë shoferi i është marrë për 1 vit afat.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim, policia siguron ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe ofron siguri, rend dhe rregull edhe ne komunikacion. Në kuadër të sigurisë në komunikacion, Policia e Kosovës me qëllim që të krijojë siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve mban pika të rregullat të kontrollit në vende dhe kohë të ndryshme”, thuhet në njoftimin policor.
-
500 euro gjobë, konfiskim njëvjeçar të patentë shoferit dhe pikë negative për tejkaluesin e shpejtësisë
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Mërgimtari dënohet për tejkalim të shpejtësisë, Policia i njofton autoritetet zvicerane
-
Policia ua merr patentë shoferët dy të rinjve që po bënin gara
-
Kapen duke bërë gara me vetura, gjobiten e u merret patentë shoferi për 12 muaj