Policia në Ferizaj ka dënuar dy shoferë që po bënin gara të shpejtësisë të premten.
Rreth orës 21:00 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, Policia ka ndaluar 23-vjeçarin B.O. dhe A.R. 20 vjeç, të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.
Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 12 muaj.
“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
-
Gjobiten në Ferizaj dy shoferë me vendbanim në Francë, po bënin gara me vetura
-
Kapen duke bërë gara me vetura, gjobiten e u merret patentë shoferi për 12 muaj
-
Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë
-
Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj
-
Në Ferizaj 5 shoferëve u pezullohet leja për 3 muaj, u kapën nga veturat inteligjente të policisë