Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën rreth orës 02:10 ka ndaluar dy shoferë 20-vjeçarë me vendbanim në Francë, të cilët po bënin gara shpejtësie me vetura.
Policia ka thënë se M.H. dhe G.S. po vozisnin me shpejtësi 144 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.
Gjobë ndaj dy shoferëve që zhvilluan gara të shpejtësisë në Ferizaj
“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 1000 euro, gjobë e cila me pëlqimin e palëve u shqiptua edhe për masën mbrojtëse dhe pikët negative, për shtetasit e huaj. Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, ka njoftuar policia.