Kronikë

Në Ferizaj 5 shoferëve u pezullohet leja për 3 muaj, u kapën nga veturat inteligjente të policisë

Vetura inteligjente te policise

Pesë shoferë janë ndëshkuar në rajonin e Ferizajt të dielën për shkelje të rënda në komunikacion. 

Policia ka njoftuar se shoferët janë kapur nëpërmjet veturave inteligjente të policisë, që janë të pajisura me radarë të avancuar që monitorojnë rrugën 360 shkallë, lexojnë targa dhe raportojnë kundërvajtje në kohë reale. 

Në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në zonën e kufizimit me 50 km/h, shoferi A.A. (26 vjeç), me veturën Mercedes — zhvilloi shpejtësi 101 km/h. Në magjistralen Ferizaj–Kaçanik në afërsi të pikës së karburantit “Bubeari Petrol”, në zonën me kufizim të shpejtësisë 40 km/h, tre shoferë drejtuan veturat me shpejtësi të madhe: Sh.I. (20 vjeç), me veturën VË Golf — u kap me shpejtësi 132 km/h.; U.P. (20 vjeç), me veturën VW Golf — u kap me shpejtësi 119 km/h; B.L. (24 vjeç), me veturën VW Pikap  — u kap me shpejtësi 109 km/h.

“Të katër shoferët janë gjobitur nga 200–300 €, morën 2–3 pikë negative dhe iu ndalua drejtimi për 3 muaj”, ka njoftuar Policia. 

Kurse në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, në afërsi  të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik, shoferi B.O. (27 vjeç), me veturën Audi — ka bërë tejkalim të veturës së policisë me targa civile, duke mos respektuar shenjat e trafikut vertikale dhe horizontale dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafikun rrugor. 

“Ndaj tij u shqiptua një gjobë prej 200 €, 2 pikë negative dhe masa mbrojtëse 3 muaj ndalim drejtimi”, ka njoftuar Policia.