Një shofer është kapur nga Policia në Prishtinë duke vozitur me shpejtësi prej 180 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar i shpejtësisë është 50 km/h.
Siç është bërë e ditur në gjobën e shqiptuar nga Policia, ai nuk kishte fare patentë shofer.
Sipas njoftimit të policisë, kundër shoferit është shqiptuar gjobë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Trafiku i Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një shoferi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Shoferi është evidentuar duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 180 km/h në një zonë urbane, ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h. Ndaj tij është shqiptuar gjoba konform legjislacionit në fuqi dhe rasti do të procedohet me paraqitje në gjykatë”, thuhet në njoftim.

Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve.
-
Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete
-
Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për tejkalim të shpejtësisë
-
220 gjoba në trafik në kryeqytet për një ditë, 35 shoferëve u sekuestrohet patentë-shoferi
-
Nis shqiptimi i gjobave përmes monitorimit të kamerave të sigurisë në Prishtinë
-
Dy shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në Ferizaj