Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjobë, konfiskim të patentë shoferit dhe pikë negative për qytetarin nga Kamenica që tejkaloi shpejtësinë

Me 300 euro gjobë, konfiskim të patentë shoferit për tre muaj dhe shqiptim të tri pikëve negative, është dënuar një qytetar në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

Policia njoftoi të dielën se në kuadër të planit “siguria në trafikun rrugor”, është ndaluar një kundërvajtës që në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h, ka vozitur për 95 km/h.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e pesë (95) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”, thuhet në njoftimin policor.

Policia i ka apeluar vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, derisa ka kërkuar që të raportohen shkeljet.