Me 150 euro gjobë, 2 pikë negative dhe konfiskim të patentë shoferit për tre muaj, është dënuar një vozitës në Kamenicë, për tejkalim të veturës në vijë të plotë.
Policia e Kosovës njoftoi të martën se kundërvajtësi, veprën e ka kryer në vendkalim të shënjuar për këmbësorë, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan i ka inkurajuar qytetarët që t’i raportojnë të gjitha kundërvajtjet.
“Zyrtarët policorë kanë arritur që të ndalin vozitësin e lartcekur, ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobën kundërvajtëse, në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin policor.
-
Tejkaloi në vijë të plotë, shoferit nga Kamenica i konfiskohet patentë shoferi
-
Tejkaloi tri automjete në vijë të plotë, 23-vjeçari gjobitet e i merret patentë shoferi
-
Prizrenasi gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë
-
500 euro gjobë, konfiskim njëvjeçar të patentë shoferit dhe pikë negative për tejkaluesin e shpejtësisë
-
Gjobë, konfiskim të patentë shoferit dhe pikë negative për qytetarin nga Kamenica që tejkaloi shpejtësinë