Një shtetas i huaj ka raportuar në polici se është rrëmbyer nga persona të panjohur në orët e hershme të mëngjesit të së martës, më 29 korrik, rreth orës 03:30 në Prishtinë.
Sipas dëshmisë së tij, disa persona e kanë futur me forcë në një veturë nën kërcënimin e armës, ku më pas është rrahur dhe kërcënuar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e marra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ka iniciuar rastin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Rasti është cilësuar si “rrëmbim” dhe hetimet janë në vazhdim.