Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lëndohet një person gjatë një grabitjeje në Prishtinë

grabitje

Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime gjatë një grabitjeje në mbrëmjen e së hënës në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”.

“Mbrëmë, rreth orës 21:30, Policia ka pranuar informatën për një rast të vjedhjes grabitqare në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore. Sipas informatave fillestare, si pasojë e incidentit një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit po vazhdojnë veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”, ndërsa hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit po vazhdojnë veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.