Një grua në Prishtinë ka rënë prej e një grabitje të armatosur të martën paradite teksa po ecte në rrugë, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Gruaja është ndalur nga një veturë nga e cila kanë dalë persona të panjohur, të cilët, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë të hollash, telefonin dhe një kartelë bankare.
Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.
Policia ka njoftuar se është informuar prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar fillimin e hetimeve për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Lëndohet një person gjatë një grabitjeje në Prishtinë
-
Dy të arrestuar për grabitje ndaj tre shtetasve të huaj në Prishtinë
-
Tri kolumbiane raportojnë se u grabitën nga 6 persona në Prishtinë
-
Kolumbianes i grabiten 10 mijë euro në Prishtinë