Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur në një diskotekë në rrugën “Epiri” në Prishtinë gjatë orëve të para të së hënës.
Policia ka njoftuar se nga ky shpërthim nuk është raportuar për të lënduar.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm’ dhe po vijon punën e saj, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.
Edhe nga menaxhmenti i këtij klubi të natës kanë reaguar, duke thënë se shpërthimi ishte rezultat i një “defekti në një bombol gazi të vendosur përkohësisht, pasi pjesa e jashtme e objektit ndodhej në proces renovimi”.
Po e njëjta diskotekë ishte përfshirë nga flakët më 14 shkurt. Për rastin para disa javësh janë arrestuar dy persona në Shipol të Mitrovicës.
-
Arrestohen dy të dyshuar për zjarrvënie në një diskotekë më 14 shkurt
-
Hidhet një mjet shpërthyes në një lokal në Shipol të Mitrovicës
-
Dëme të konsiderueshme nga zjarri në një objekt afarist te zona industriale
-
Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë
-
Arrestohen dy vajza, rrahën tri të tjera në diskotekë e më pas goditën me veturë policen