Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Shipol të Mitrovicës, të dyshuar për zjarrvënie.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 14 shkurt të këtij viti në rrugën “Epiri” në Prishtinë, përkatësisht në një lokal me ç’rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.
“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policor të NjHP-së , kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve F. S, 36 vjeç, shtetas i Kosovës, si dhe M.M, 28 vjeç, shtetas i Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të arrestuarit, me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Hetuesit thuhet se po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor.
KOHA pati raportuar atë ditë se dy objekte janë përfshirë nga zjarri, një prej tyre diskotekë. Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.
-
Shpërthim në një diskotekë në Prishtinë, ishte përfshirë nga flakët edhe para disa muajve
-
Plagosen dy persona në një lokal në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
-
Kapen dy persona duke vjedhur naftë në Prishtinë, arrestohen
-
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për kryerje të 27 vjedhjeve
-
Arrestohen dy të dyshuar për së paku 15 vjedhje në Prishtinë