Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj dy Sh.T. dhe F.S. për zjarrvënien në një diskotekë në Prishtinë në shkurt të vitit të kaluar. Ndaj këtij të fundit edhe për veprën penale “pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”.
Po ashtu, aktakuza rëndon edhe mbi B.H., I.M. dhe Rr.A. për shtytje në zjarrvënie.
Sipas aktakuzës, më 14 shkurt 2025, rreth orës 04:53, në rrugën ‘’Epiri’’, në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë, në objektin e diskotekës të pandehurit SH.T., F.S., në bashkëkryerje dhe me dashje pas shtyrjes nga i pandehuri RR.A., dhe në këmbim të shpërblimit prej 3.000 eurosh, i kanë vënë zjarrin objektit të diskotekës. Si pasojë e zjarrit objektit i është shkaktuar dëm material në vlerë prej 969.435 euro.
Ndërkaq, në periudhën kohore që nga muaji shtator 2025 e deri më 16 nëntor 2025, në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë, të pandehurit B.H., dhe I.M., duke vepruar së bashku dhe në marrëveshje edhe me persona të tjerë, më dashje kanë shtyrë një person tjetër ende të paidentifikuar, që ta kryejë veprën penale kundër pasurisë së të dëmtuarit S.S.
Gjithnjë, sipas aktakuzës qëllimi i këtij veprimi ka qenë hakmarrja, pasi të pandehurit konsideronin se F.S. dhe SH.T. ishin arrestuar si rezultat i veprimeve të dëmtuarit S.S.
Edhe
Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për keqpërdorim të investimit të një shtetasi të huaj
Aktakuza thotë se personat e shtyrë e kanë realizuar veprimin e paralajmëruar duke i vënë zjarrin automjetit të të dëmtuarit S.S., me ç ‘rast është shkaktuar dëm material në vlerë prej 54.892.72 eurosh.
Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas mbajtjes se shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit SH.T., F.S., B.H., I.M dhe RR.A., t’i shpallë fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe t’i dënojë sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Rreziku gjatë verës, Hoxha: Deri në 10 vjet burg për zjarrvënie të qëllimshme
-
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës të lënduar nga zjarri në Prishtinë
-
Dyshohet për sulm seksual dhe dëmtim të pasurisë së një gruaje në Prishtinë