Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informatë për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” Në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për KOHËN se informata është pranuar rreth orës 14:00.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën 'Dëshmorët e Kombit' në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta menaxhuar situatën”, tha Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
-
Alarm i rrejshëm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
-
FSK-ja tërheq një mjet shpërthyes që u gjet në Prizren
-
Dyshohet për mjet shpërthyes në një automjet në Fushë-Kosovë
-
Policia: S’ka mjet shpërthyes në rrugën për Germi