Policia e Kosovës ka sekuestruar të dielën një armë në qytetin e Skenderajt. Sipas njoftimit, sekuestrimi është kryer në rrugën “Fadil Rrustemi” pas një kontrolli në veturën e një të dyshuari, i cili për armë s’kishte leje.
Me armën janë sekuestruar edhe dy fishekë.
“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohet një armë në Skenderaj
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Policia gjen armë gjuetie dhe fishekë në shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen në Skenderaj
-
Mosmarrëveshje për prona mes dy personave, policia konfiskon në Skenderaj katër armë
-
Përleshje mes disa personave në Skenderaj, arrestohet një i dyshuar e sekuestrohet një armë