Policia ka sekuestruar një armë në fshatin Likovc të Skënderajt në mëngjesin e sotëm. Nga Policia është njoftuar se gjatë kontrollit tek një i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë.
“Sekuestrimi i armës është bërë në fshatin Likovc të Skenderajt në kohën kur zyrtarët policorë kanë hasur në personin e dyshuar dhe me këtë rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, një karikator dhe shtatë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari shtetas i Republikës së Kosovës. Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’””, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Sekuestrohet një armë në Skenderaj
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Policia gjen armë gjuetie dhe fishekë në shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen në Skenderaj
-
Përleshje mes disa personave në Skenderaj, arrestohet një i dyshuar e sekuestrohet një armë