Persona të panjohur kanë sulmuar një grua në lagjen Ulpiana të Prishtinës.
Dyshohet se për shkak të ushtrimit të dhunës fizike ndaj saj, i kanë shkaktuar ndërprerje të shtatzënisë. Rasti ka ndodhur më 5 prill.
“Është raportuar se persona deri me tani të panjohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmohet seksualisht një grua në Prishtinë
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Dyshohet për sulm seksual dhe dëmtim të pasurisë së një gruaje në Prishtinë
-
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për dhunim
-
Raportohet për dhunimin e një gruaje me aftësi të kufizuara në Skenderaj, viktima rezulton shtatzënë