Dy raste të ndara të dhunës janë raportuar gjatë së premtes në Mitrovicë, ku në njërin rast dy vëllezër janë arrestuar pas një përleshjeje për çështje pronësore, ndërsa në rastin tjetër një person me probleme shëndetësore dyshohet se shkaktoi dhunë në familje dhe demoloi shtëpinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur më 9 maj 2026 rreth orës 13:45 në Mitrovicën e Jugut, ku dy të dyshuar vëllezër mes vete, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor janë përleshur fizikisht.
Gjatë incidentit, lëndime ka pësuar edhe një mashkull që kishte tentuar t’i ndalonte të dyshuarit, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar rreth orës 21:40 në Mitrovicë, ku dyshohet se djali i viktimës, i cili kishte probleme shëndetësore, ka ushtruar dhunë në familje dhe ka demoluar tërësisht shtëpinë.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pasi ka pranuar trajtim në Mitrovicë të Jugut është dërguar në repartin e Psikiatrisë në QKUK në Prishtinë.