Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra të dielën. Dogana ka njoftuar se në magjistralen Bujanoc – Gjilan, në fshatin Crep ka ndaluar një automjet me targa serbe dhe drejtues shtetas të Serbisë.
Gjatë kontrollit janë gjetur 111 palë atlete të ndryshme të firmave të mbrojtura.
“Për mallrat nuk kishte asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nē Kosovë. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës”, thuhet nga Dogana.
Artikuj të ngjashëm
-
Parandalohet kontrabandimi i 138 palë atleteve sportive
-
Kapen 350 palë atlete të falsifikuara në rajonin e Prizrenit, ishin kontrabanduar në Kosovë
-
Konfiskohen 90 palë atlete, dyshohet se janë të falsifikuara si “NIKE”, “ADIDAS” e “AIR JORDAN”
-
Parandalohet një rast i kontrabandimit të mallrave nga Serbia
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro