Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, ku në një automjet me targa vendore, në magjistralen Gjilan-Ferizaj, janë zbuluar 138 palë atlete sportive që dyshohet se janë të kontrabanduara.
“Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur mallra të dyshuara si të kontrabanduara si 138 palë atlete sportive. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore”, thuhet në raportin 24 orësh të Prokurorisë.
Automjetin thuhet se e drejtonte një kosovar.
I dyshuari thuhet se është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallrat janë deponuar në terminal dogano.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapen mallra të kontrabanduara – këpucë e veshje sportive pa dokumentacion
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra, sekuestrohen 111 palë atlete
-
Kapen 350 palë atlete të falsifikuara në rajonin e Prizrenit, ishin kontrabanduar në Kosovë
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro