Është ndaluar një automjet me mallra kontrabandë në fshatin Mjak të Vitisë.
Në të Policia ka gjetur mallra pa dokumentacionin përkatës, ku përfshiheshin këpucë e veshje sportive.
Mallrat janë konfiskuar, e shoferi i automjetit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është ndaluar një automjet transportues me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive. Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Parandalohet kontrabandimi i 138 palë atleteve sportive
-
Aksioni në veri - 10 të arrestuar, 200 mijë euro mall i kontrabanduar e 22 automjete
-
Kapen mallra të kontrabanduara në Fushë-Kosovë, arrestohen dy persona
-
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë në Zubin-Potok
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë