Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 90 palë atlete që dyshohet se janë të falsifikuara si “NIKE”, “ADIDAS” e “AIR JORDAN”.
Ato janë zbuluar në një veturë me targa të Serbisë, që drejtohej nga një shtetas serb, në rrugën Preshevë-Gjilan.
“Në rrugën Preshevë-Gjilan, nga njësitet e lartpërmendura është ndaluar një veturë me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një shtetas nga Serbia. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se ishte e ngarkuar rreth 90 palë mbathje sportive pa prejardhje (pa fatura), të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara si: NIKE, ADIDAS, AIR JORDAN etj”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe është dërguar në Terminalin doganor të Dheut të Bardhë. Rasti thuhet se është duke u trajtuar nga njësitë e Doganës së Kosovës.

-
Parandalohet kontrabandimi i 138 palë atleteve sportive
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra, sekuestrohen 111 palë atlete
-
Kapen 350 palë atlete të falsifikuara në rajonin e Prizrenit, ishin kontrabanduar në Kosovë
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro
-
Bastisen pesë depo biznesesh, sekuestrohen mbathje sportive e veshje në vlerë rreth 800 mijë euro