Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Parandalohet një rast i kontrabandimit të mallrave nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të konbtrabandës me mallra nga territori i Serbisë në Kosovë.

Në një njoftim të Policisë thuhet se të hënën në hyrje të fshatit Novosellë të Kamenicës, është vërejtur një veturë me targa vendore, për të cilën thuhet se kishte informatë se ishte duke kontrabanduar mallra nga Serbia përmes fshatit Breznicë.

“Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin thuhet se janë ndërmarrë të gjitha veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe është dërguar në terminalin doganor te Dheu i Bardhë.

Image