Policia e Kosovës në bashkpunim me Doganen e Kosovës kanë sekuestruar mallra komerciale të kontrabanduara nga Serbia.
Policia ka njoftuar se kamionin me mallrat e ka ndaluar në magjistralen Gjilan - Prishtinë.
"Me date 20.12.24, njësitet e lartcekura në orët e vona nē magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanē ndaluar nje kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit janē hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia)", thuhet në njoftim.
Policia ka thënë se ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në terren në brezin kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në zonën që kufizohet me komunën e Kamenicës dhe Gjilanit.
Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës.
-
Gjenden pjesë të automjeteve, prodhime serbe pa dokumente, në Gjilan
-
Kapen 700 pako me cigare, dyshohen se u kontrabanduan nga Serbia
-
Parandalohet një rast i kontrabandës nga Serbia, një i dyshuar i ikën policisë e arrestohet një shtetas serb
-
Policia parandalon në veri një rast të kontrabandës me mallra e një të kalimit ilegal të kufirit
-
Parandalohet një rast i kontrabandimit të mallrave nga Serbia

