Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia parandalon në veri një rast të kontrabandës me mallra e një të kalimit ilegal të kufirit

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në veri dhe një të kalimit ilegal të kufirit.

Në rastin e parë rreth orës 18:50, Policia ka thënë se është ndaluar një veturë me targa të huaja, që po e drejtonte shtetasi serb M.V. (1993).

“Policia e Kosovës kishte informacione paraprake për këtë automjet, si i dyshuar për aktivitete ilegale të kontrabandimit me mallra dhe gjatë kontrollimit të veturës është gjetur mall i kontrabanduar; vegla pune dhe ngjyra të ndryshme, për të cilat nuk është dëshmuar dokumenti mbi prejardhjen. Automjeti me mallin e kontrabanduar është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme, ndërsa ndaj vozitësit janë ndërmarr veprimet policore lidhur me kalim ilegal të kufirit”, ka njoftuar Policia.

Ndërsa në rastin e dytë rreth orës 19:50 është ndaluar një automjet që ishte futur ilegalisht në territorin

“Me datën 19.03.2024 rreth orës 19:50, nga njësiti policor përmes kamerave të sigurisë është vërejtur një automjet duke hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Njësitë policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme ku kanë bërë ndaljen e veturës BMË ngjyrë e zezë me targa te huaja të cilën e drejtonte vozitësi A.H (2002) shtetas serb. Vetura dhe personi janë dërguar në stacionin policor për procedura te zakonshme qe zbatohen ne këto raste”, ka njoftuar Policia.