Policia e Kosovës ka iniciuar rast të kontrabandës me migrantë, pasi në Kosovë kanë hyrë ilegalisht dy shtetas të Sri-Lankas.
Një person me veturë në vend se t’i ndalej Policisë, ka vozitur shpejt për t’u ikur por më pas e ka braktisur veturën e ka ikur këmbë.
Policët më pas kanë hasur dy shtetas të Sri-Lankas që kishin qenë në veturë me të dyshuarin dhe vetura kishte hyrë nga Serbia në Kosovë.
Vetura është sekuestruar, ndërsa dy personave u është lëshuar vendim për qëndrim dy-javor në Kosovë dhe janë liruar.
“Një drejtues i automjetit, më të vërejtur se njësia policore e ka pikasur dhe kishte qëllim ta ndalonte, ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të ik. Në një largësi nga aty, ka braktisur veturën dhe ka ikur në këmbë. Në afërsi të veturës janë takuar dy persona meshkuj të cilët ishin pa dokumente. Gjatë bisedës me ta, të njëjtit kanë deklaruar se janë shtetas të Shrilankës dhe kanë hyrë me atë veturë nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë verifikimit të veturës përmes ka rezultuar se i përket një personi mashkull i Serbisë”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë
-
Ndalohet një person në Leposaviq, dyshohet se e kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb
-
Dy persona ndalohen në Zubin-Potok, hynë ilegalisht nga Serbia me kërpudha pa dokumentacion
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion