Një person është kapur në Joshanicë të Leposaviqit nga Policia e Kosovës, pasi dyshohej për kontrabandë dhe kalim ilegal të kufirit.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë gjetur 13.992 euro, 17.880 dinarë dhe material për mobilje në vlerë prej 600 euro.
“Me datë 30.08.2025 rreth orës 16:30 në fshatin Joshanicë-KK. Leposaviq Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin VW Sharan, ngjyrë e kuqe, me targa SRB (NP), me vozitës M.B. (1980), i cili kishte hyrë ilegalisht në nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i vend kalimit kufitar apo vijës Kufitare”, ndërsa, automjeti, mjetet financiare dhe mallrat tjera të kontrabanduara janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë, për procedim të mëtutjeshëm nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës.
-
Arrestohet një person në Kamenicë, iu zunë mallra kontrabandë në vlerë mbi 5 mijë euro
-
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq
-
Policia e KFOR-i ndalin shtatë mjete me mallra në rrugë ilegale në Leposaviq
-
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë në Zubin-Potok
-
Ndalohet në Bërnjak vetura me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro