Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë ndaluar shtatë automjete në rrugën ilegale në fshatin Gnjezdan të Leposaviqit, nën dyshimin për transportim të mallrave të kontrabanduara.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në një komunikatë për media, në këtë rrugë janë ndaluar gjashtë kombi dhe një veturë me targa të Serbisë. Gjashtë vozitës kanë qenë shtetas të Serbisë dhe një i Kosovës.
Vlera e përgjithshme e mallrave të ngarkuara (produkte ushqimore, mjete pune, mobile e të tjera) arrijnë mbi 26 mijë euro.
Mallrat janë trajtuar nga njësitet kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare në veri. Për procedura të mëtejme rasti do të trajtohet nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person për kontrabandë, hyri jashtëligjshëm nga Serbia
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë
-
Arrestohet një person në Kamenicë, iu zunë mallra kontrabandë në vlerë mbi 5 mijë euro
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari
-
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia









