Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në rrugën Stubllinë–Pogragjë, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin me një automjet me targa të Francës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 9 maj 2026, rreth orës 23:10, kur njësiti policor ka ndaluar automjetin që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.
Dyshohet se ai kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, pasi në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, i ishte refuzuar hyrja për shkak të mungesës së lejes së qarkullimit të veturës.
Me urdhër të prokurorit, automjeti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor në Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohet një person në Leposaviq, dyshohet se e kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia
-
Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, shtetasit të huaj i konfiskohet vetura
-
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb