Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë

pare

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar futjen e një shume prej 100 mijë eurosh të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur sot, më 16 gusht 2026, në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë, gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare.

Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 100 mijë euro, të ndara në 500 kartëmonedha nga 200 euro. Sipas Policisë, shuma nuk i ishte nënshtruar procedurave të detyrueshme të deklarimit.

Mjetet monetare janë sekuestruar nga autoritetet, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Gjithashtu sot Dogana e Kosovës ka bërë të se në një autobus që qarkullonte në relacionin Gjermani – Kosovë, janë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara.