Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri flet për golat ndaj Shqipërisë dhe festën me shqiponjë ndaj Serbisë

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri i zhvilloi 125 ndeshje me Përfaqësuesen e Zvicrës dhe i realizoi 32 gola. Në mesin e tyre ka pasur shumë gola të bukur dhe më të rëndëishëm se tjetri. 

Në intervistën e gjatë për transmetuesi zviceran “RSI”, ka folur për momentet më të rëndëisshme të karrierës së tij.

Ai është fokusuar gjerësisht te paraqitjet me Zvicrën, goli i bukur kundër Polonisë në Kampionatin Evropian 2016, “hat-tricku” kundër Hondurasit në Kupën e Botës 2014, golat kundër Shqipërisë dhe festa me shqiponjë dykrerëshe kundër Serbisë në Botërorin “Rusia 2018”. Njëjtë, përkrah Shaqirit, festuan edhe Granit Xhaka dhe zvicerani Stephan Lichtsteiner. Me shqiponjë kishte festuar golin edhe Granit Xhaka.

Ndaj Serbisë, Xherdani shënoi edhe në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022. Në të dyja ndeshjet Zvicra fitoi, ndërsa Serbia u eliminua.

Shaqiri fillimisht është pyetur për njërin prej dy golave ndaj Shqipërisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2014. Në shenjë respekti, Shaqiri nuk festoi asnjërin prej golave kundër Shqipërisë.

Edhe Tetë vjet nga golat dhe shqiponjat e Shaqirit dhe Xhakës kundër Serbisë Futboll Tetë vjet nga golat dhe shqiponjat e Shaqirit dhe Xhakës kundër Serbisë

“Ishte për respekt. Nuk doja të mohoja prejardhjen time. Doja ta respektoja atë”, ka thënë Shaqiri, që nga Përfaqësuesja e Zvicrës u pensionua pas përfundimit të Evropianit 2024 që u organizua në Gjermani.

Gazetari e pyeti se çfarë i kishte thënë Valon Behrami pas shënimit të golit. 

“Besoj se këtë nuk kam nevojë ta tregoj këtu, por unë dhe Valoni e dimë se sa shumë presion kishte në atë ndeshje. Kishte edhe një histori tjetër prapa saj, jo vetëm ajo ndeshje. Një histori tjetër”, thotë Shaqiri.

Gazetari e pyet se cila ishte historia tjetër që Shaqiri dëshiron të flas më hapur.

“Një histori tjetër... Besoj se për këtë nuk mund të flas këtu”, thekson Shaqiri.

Më pas gazetari në gjuhën italiane nis të flasë për epërsinë që Serbia e krijoi ndaj Zvicrës në “Rusia 2018”.

Xhaka shënoi golin e barazimit 1:1, ndërsa me golin e Shaqirit, Zvicra e fitoi në fund ndeshjen 2:1.

“Mendoj se para ndeshjes ishte shkruar shumë në media dhe kishte pasur shumë provokime, edhe gjatë ndeshjes, edhe para saj. Në fund të ditës, për mua ishte e rëndësishme që mbi të gjitha ta fitonim këtë ndeshje në aspektin sportiv. Donim të tregonim se ishim aty për futboll, jo për politikë. Natyrisht, në fund kishte edhe dimension politik”, ka thënë Shaqiri. 

Ai thotë se festa me shqiponjë nuk ishte provokim.

“Por ai ishte edhe reagim emocional, sepse ishte shkruar dhe ishte provokuar shumë. Mendoj se të gjithë e tepruam pak, përfshirë edhe mediat. Shumë njerëz nuk e panë si diçka të bukur”, tha ai.

Shaqiri e Xhaka ishin kritikuar për mënyrën se si festuan golat ndaj Serbisë.

Por Shaqiri insiston se ishte moment emocional.

“Besoj se aty luajtën rol emocionet. Mendoj se sot kjo nuk do të konsiderohej më aq e rëndë, besoj.

Edhe Shaqiri flet për golat më të bukur me Zvicrën Futboll Shaqiri flet për golat më të bukur me Zvicrën

Zvicra ishte eliminuar më pas nga Suedia. Kishte kritika për paraqitje të zbehtë të Zvicrës ndaj suedezëve. Por Shaqiri thotë se kishin ndikuar shumë diskutimet për festën e tij dhe Xhakës me shqiponjë.

“Mendoj se po. Por edhe mediat zvicerane ndihmuan në krijimin e kësaj situate, apo jo? U shkrua shumë dhe kjo na mori shumë energji. Na duhej të shpjegonim vazhdimisht pse dhe për çfarë arsye e kishim bërë atë gjest. Nuk ishte aspak e lehtë për energjinë dhe përqendrimin ton”, kujton Shaqiri.

Shaqiri është krenar për karrierën e tij ndërkombëtare.

Me fanellën e Zvicrës ka debutuar në vitin 2010.

Shaqiri mbetet lojtari i vetëm evropian që ka shënuar gol në gjashtë turne të mëdha ndërkombëtare radhazi duke përfshirë Kupat e Botës dhe Kampionatet Evropiane nga viti 2014 deri në vitin 2024.

“Kam përjetuar shumë gjëra. Kam 17 vjet që luaj për Zvicrën. Kam mësuar shumë. Besoj se përvoja e fituar duke luajtur në Botërore dhe Evropiane, duke udhëtuar në vende të ndryshme dhe duke njohur kultura të ndryshme në Përfaqësuese, është diçka shumë e vlefshme. Edhe sot e vlerësoj shumë faktin që Përfaqësuesja e Zvicrës, me kaq shumë kultura të ndryshme, mund të jetë kaq e suksesshme. Kjo nuk është aspak e lehtë. E gjithë kjo më ka bërë njeri më të mirë dhe më ka ndihmuar të zhvillohem edhe si futbollist”, ka thënë Shaqiri.

Shaqiri thotë se ishte faji i përzgjedhësit të Zvicrës, Murat Yakin, që Shaqiri luajti pak në Evropianin e vitit 2024.

Shaqiri kushte shënuar gol të bukur kundër Skocisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Shaqiri thotë se kishte pritur të luante më shumë.

“Por kështu është jeta. Kështu është futbolli. Kur trajneri merr një vendim, duhet ta pranosh”, ka thënë Shaqiri.

Ai thotë se ishte në gjendje të mirë fizike.

“Ai mendonte se nuk isha në 100 për qind të formës. Po, unë mendoj se isha. Isha vërtet i gatshëm të luaja. Ndoshta edhe kundër Anglisë, po të isha futur më herët në lojë, do të kishte qenë një ndeshje tjetër”, thotë djaloshi nga Zhegra.

Shaqiri kishte qëlluar shtyllën nga rivënia e këndit kundër Anglisë. Insiston se kishte tentuar golin kur rezultati ishte baras, 1:1.

Edhe Shaqiri tregon se e kishte shqyrtuar seriozisht paraqitjen për Kosovën Futboll Shaqiri tregon se e kishte shqyrtuar seriozisht paraqitjen për Kosovën

Shaqiri ka karrierë të jashtëzakonshme edhe në nivel klubesh. Është dy herë fitues i Ligës së Kampionëve, me Bayern Munichun dhe Liverpoolin. Ka edhe trofe të tjerë të fituar me klube të ndryshme.

Aktualisht është pjesë e Baselit. Është kapiten i klubit të madh zviceran.