Një person është arrestuar të hënën në lagjen Ulpiana në Prishtinë pasi nuk kishte respektuar urdhrin e lëshuar nga Gjykata për arrest shtëpiak.
Në njoftim të policisë theksohet se i dyshuari me vendim të gjyqtarit është dërguar në burg.
“Lagja Ulpianë, Prishtinë 05.03.2019-10:20. Me 11.03.2019 është arrestuar dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti derisa ishte në arrest shtëpiak, nuk i ka respektuar urdhëratë lëshuar nga Gjykata. I njëjti me vendim të gjyqtarit është dërguar në burg”, thuhet në raport të policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Refuzoi ta lironte banesën që e kishte uzurpuar, arrestohet burri në Prishtinë
-
Prishtinë, nuk respektoi urdhrin mbrojtës, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë në familje
-
Arrestohet në Rahovec për shkelje të urdhrit të mbrojtjes, largoi gruan me tre fëmijët nga shtëpia
-
Arrestohet në Graçanicë i dyshuari për shkelje të urdhrit mbrojtës