Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prishtinë, nuk respektoi urdhrin mbrojtës, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi ai nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua, ka raportuar se është kërcënuar nga i dyshuari edhe pse ajo ka urdhër mbrojtës.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.