Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan një grua është kërcënuar nga një burrë edhe pse ajo kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata.
Sipas raportit të Policisë i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale edhe pse viktima kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.