Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaskidenti që ka ndodhur të hënën rreth orës 04:55, në fshatin Dollc të Klinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka pësuar me fatalitet, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa katër (4) të tjerë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
-
Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Dollc të Klinës
-
Katër viktima në 24 orë nga aksidentet në Kosovë
-
Derisa po ecte u rrëzua dhe mori lëndime, vdiq një person në Klinë
-
Aksident trafiku në rrugën Klinë-Gjakovë, katër të lënduar
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Jelloc të Klinës