Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Derisa po ecte u rrëzua dhe mori lëndime, vdiq një person në Klinë

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një “hetim të vdekjes” në Klinë në raportin e saj 24-orësh. 

Një person derisa ishte duke ecur u rrëzua dhe mori lëndime të martën. Ai u dërgua për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa mjekët konstatuan se ishte pa shenja jete. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rr. Sadik Rama, Klinë  05.08.2025 - 13:40. Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke ecur është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa mjekët kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.