Kronikë

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Dollc të Klinës

Aksident

Ilustrim

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar në një aksident në Dollc të Klinës.

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës.

Përmes një postimi në Facebook, Spitali ka bërë të ditur se i aksidentuari ishte dërguar pa shenja jete.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se, si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete. Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Policia në një komunikatë për media ka dhenë detaje lidhur me aksidentin.

Është bërë e ditur se nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё autobus dhe njё veturё me targa vendore.

“Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesёn ballore. Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё (5) persona, tё cilёt janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor”, thuhet në njoftim.