Shtatë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti te ura e Dollcit në Klinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar për KOHËN se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa njëra prej tyre ka rënë nga ura. Personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Dollc të Klinës. Në aksident u përfshinë dy vetura. Nga përplasja mes veturave njëra ka rënë nga ura. 7 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.
Mediumi lokal “Klina Info” ka publikuar pamje të veturës që ra poshtë urës.