Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i ri vdes pasi bie nga një ndërtesë në Pejë

Një i ri ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në Pejë, pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas Nikçit, rasti është duke u hetuar dhe njësitet relevante të Policisë, së bashku me Prokurorinë, janë në vendngjarje.

KOHA mëson se bëhet fjalë për një 26-vjeçar.