Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një punëtor në Pejë pasi bie nga një shtyllë elektrike

Një punëtor ka vdekur në Pejë të shtunën, si pasojë e rrëzimit nga një shtyllë elektrike.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se nuk dihet ende nëse punëtori ka rënë poshtë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike apo për ndonjë shkak tjetër.

“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike. Nuk e dimë ende se a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi, i cili nuk e ka konfirmuar nëse i ndjeri ishte punëtor i KEDS-it apo jo.

KOHA ka dërguar pyetje edhe në KEDS lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje.