Një 27-vjeçar ka vdekur të shtunën në Pejë, pasi ka rënë në kontakt me tensionin e lartë të rrymës.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se viktima ka qenë në vinç, duke punuar me kabllo.
Gashi ka sqaruar se i ndjeri nuk ka qenë duke punuar me rrymë por me kabllo të tjera, kur ka rënë aksidentalisht në kontakt me kabllot e energjisë elektrike.
“Ka qenë duke punuar në eskavator dhe ka rënë në kontakt me tension të lartë të rrymës”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se Policia po merret me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një punëtor në Pejë pasi bie nga një shtyllë elektrike
-
Një person vdes në Pejë gjatë trajtimit mjekësor
-
Vdiq një punëtor në Prizren, u godit nga rryma derisa ishte në shtyllë elektrike
-
Vdiq një person në Graboc të Pejës, ra nga lartësia derisa po punonte në një shtëpi
-
Vdiq një person pas kontaktit me rrymën