Një person ka vdekur të mërkurën në Obiliq pasi ka rënë në kontakt me rrymën.
Viktima qe dërguar fillimisht në QKUK, por ekipi mjekësor ka konstatuar aty vdekjen e tij.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën
-
Vdiq një person pasi ra në kontakt me rrymën
-
Vdiq në QKUK një fëmijë që ishte rrëzuar nga trotineti elektrik në Gjilan
-
Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor
-
Vdiq një person në Kamenicë, ra pa ndjenja derisa po punonte