Një person është gjetur i vdekur në Pejë të dielën, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh të hënën.
Viktima dyshohet se u rrëzua nga pema në oborrin e tij, e si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.