Policia e Kosovës, gjegjësisht Sektori Rajonal i Hetimeve, ka iniciuar 9 raste për veprën mashtrim, shmangie doganore dhe falsifikim i dokumentit. Policia njofton se kanë informacione për keqpërdorime ku disa persona pas doganimit apo edhe pas blerjes së automjeteve, kanë zbritur kilometrat e tyre, duke mos i njoftuar blerësit. Ky manipulim thuhet se është bërë me qëllim të përfitimit personal, duke dëmtuar blerësin.
“Rastet e shmangies doganore, janë bërë në atë mënyrë, me rritjen e kilometrave të kaluara në automjet, me qellim shmangies doganore dhe në këto raste, pas rritjes së kilometrave në automjet, kosto doganore ka qenë më e vogël për pagesë, sesa vlera reale e zhdoganimit të atij automjeti”, thuhet në njoftimin policor.
Policia njofton se rastet shifrat e kilometrave janë ndërruar përmes falsifikimit të dokumenteve.
Rastet e falsifikimit të dokumentit , janë bërë kur personat e caktuar kanë ndërruar kilometrat në automjet të paraqitura përmes dokumentit false. Sektori i Hetimeve Rajonale në Ferizaj, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe partnerë tjerë, janë duke punuar vazhdimisht në identifikimin dhe zbulimin e rasteve të mashtrimit, falsifikimit dhe shmangies doganore. Informacionet tjera janë në fazën e hetimit dhe grumbullimit të të dhënave shtesë
-
Arrestohen pesë të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me prona në Ferizaj
-
E regjistroi të zbrazët automjetin plot me mall, Prokuroria kërkon dënimin e doganierit
-
Deklaroi se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, Policia zbulon se gënjeu
-
Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale
-
Dogana me operacione kontrolli në disa lokacione, sekuestron mallra