Një rast i dhunës në familje është raportuar në Istog mbrëmjen e së shtunës. Sipas raportit të Policisë, dy persona kanë raportuar për dhunë fizike nga gjyshi dhe gjyshja e tyre.
Viktimave iu është ofruar edhe ndihmë mjekësore pas incidentit.
Të dyshuarit u arrestuan por pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt.
“Një femër dhe një mashkull kanë raportuar se janë rrahur nga gjyshi dhe gjyshja i tyre. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara brenda një dite
-
Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
-
Dhjetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, në nëntë prej tyre viktima gratë
-
Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë